Ish-kryetari i Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një prononcim të paralajmëruar për mediat u shpreh se marrëveshja e arritur i hapi rrugën garës dhe demokracisë, ndërsa premtoi se këto zgjedhje do të ketë edhe surpriza.


Meta vlerësoi edhe një herë kontributin shumë të madh që LSI sipas tij dhe për të mos lejuar shkuarjen e vendit në buzë të greminës. I pyetur lidhur me rrezikun që mund ti kanosej LSI si pasojë e koalicionit që tashmë PS ka me PD në qeverinë gjysmëteknike, Meta u shpreh i bindur se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.


Dua të shpreh kënaqësinë time që sot të gjithë jemi më të qetë se 2 ditë më parë, kur zgjedhjet dhe demokracia tek ne ishin në buzë ë greminës. Dua të falenderoj ndërkombëtarët dhe të gjithë aktorët që dhanë kontributin tyre për të pasur zgjedhje gjithëpërfshirëse që shqiptarët të shkojnë të qetë drejt një procesi zgjedhor me standarde. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin dhe qytarët tanë dhe qetësinë e tyre. Të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme. Tani ka garë, demokraci, do të ketë edhe surpriza. LSI ishte forca e parë që insistoi për dialog dhe për zgjidhje politike, tani kemi edhe qeverinë e besimit që propozoi LSI. Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, tha Meta.


19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)