Kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje pas takimit me anetaret e Komisionit Parlamentar te Ceshtjeve Evropiane te Bullgarise, se jane anashkaluar te gjitha procedurat parlamentare, per zevendesuesin e perfaqesuesit ne Komisionin Evropian. "Ne na vjen keq per nje debat absurd qe eshte hapur, i cili nuk eshte me, nje ceshtje e problemeve qe mund te jene brenda Partise Demokratike, por qe eshte kthyer ne nje problem te raporteve te Shqiperise me Keshillin e Evropes dhe Asamblene Parlamentare", tha Meta. Sipas tij, askush nuk duhet te cenoje personalitetin dhe dinjitetin e raporteve te vendit, me institucionet nderkombetare. "Nuk e kuptoj se si mund te anashkalohen te gjitha procedurat parlamentare dhe sesi ne menyre arbitrare te zevendesohet nje perfaqesues i miratuar nga Parlamenti, thjesht me nje nenshkrim te kryetares", shprehur shqetesimin kryetari i Komisionit Parlamentar te Integrimit, Meta. Por, sipas tij, nuk eshte hera e pare qe shkelen procedurat parlamentare, gje qe nuk ndihmon as Parlamentin, te funksionoje me mire.