Gjate emisionit ne “Opinion”, Ilir Meta tha se ka ndryshuar dhe përmirësuar sjelljen e tij politike, dhe se posti i kryetarit të Kuvendit po e bën që të jetë gjithnjë e më reflektues. Meta ka moderuar dhe qëndrimin për protestuesit e 21 janarit, ndërsa vrasjen e katër prej tyre e quajti akt kriminal të papranueshëm.
Më 22 janar, 2011-ës ngarkoi me përgjegjësi direkte për 4 viktimat e 21 janarit, Edi Ramen. Tre vite më pas, Ilir Meta ndan grupin e atyre që i pat quajtur kokëpalarë me protestuesit që mbeten të vrarë
Demonstrata e 21 janarit erdhi pas publikimit ne media, te videopergjimit Meta Prifti. Vetem para pak javesh drejtuesit te emisionit gjeti rastin ti dorezonte cmimin per gazetari investigative.
Nga posti i kryetarit të Kuvendit po reflekton, ndryshon qëndrime, dhe është më i sjellshëm. Ka kaluar mirë me Sali Berishën dhe gjatë gjithe emisionit nuk e sulmoi asnjëherë
Por doktori siç e quan dhe Meta, efektin e ka pasur të fortë mbi të, kur ishin në Aleancë kundër Ramës.
Mllefi i dikurshëm mund t’i ketë bërë të çojnë akuza dhe tek ndërkombëtarët për njëri-tjetrin.
Duke mos iu ndarë dëshirës për të menduar pozitivisht dhe vetëm për të ardhmen, gjithësesi Meta nuk e përjashton mundësinë që dikur Rama, kur nuk e kishte në krah, të ketë folur keq për të në shtetet që refuzuan të na japin statusin e vendit kandidat.
Pasi thotë se ka mësuar nga gabimet e veta dhe të të tjerëve, thotë se me Edi Ramën ka rrugë të gjatë për të bërë.
A ka mes tyre dhe një marrëveshje që në 2017 të jetë Meta president. Kreu i LSI-së thotë jo.