Në Bashkinë e qytetit, në prani të përfaqësuesve të Parlamentit, pushtetit vendor, autoriteteve fetare dhe qytetarëve beratas, u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët më të shquar të Beratit.

































Presidenti i Republikës vlerësoi me Titullin Naim Frashëri peshëngritësin dhe trajnerin Vasil Hoço dhe futbollistin e paharruar, tashmë edhe ai trajner Përparim Kovaçi, kurse me Titullin Për Merita të Veçanta Civile u nderuan ping-pongisti Ilir Shabanaj dhe volejbollistja e njohur e ekipit të Tomorit, Ollga Gjoku.


20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)