Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të gjithë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.


Pas himnit të flamurit, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës ka deklaruar se betimi hyn menjëherë në fuqi, ndërsa pas kësaj, kryeministri Edi Rama ka nënshkruar formulën e betimit, i ndjekur nga edhe nga ministrat.


Në fjalën e mbajtur për rastin, Presidenti Meta vuri theksin se zbatimi sa më i shpejtë i reformës në drejtësi dhe bashkëpunimin e ngushtë midis mazhorancës dhe opozitës për reformat kyçe.


Meta: Shqipëria dhe shqiptarët presin nga qeveria e re, Parlamenti i ri, mazhoranca dhe opozita përgjegjësi më të mëdha për sfidat që kemi më përpara.


Si president i Republikës, dua të theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme për përshpejtimin e reformës madhore në drejtësi, në mënyrë që të krijohet sa më shpejt institucionet e reja në drejtësi, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.


Integrimi evropian është aspiratë kombëtare, ndaj besoj që mazhoranca dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe për reformat kyçe me qëllim hapjen sa më të shpejtë të negociatave.


Besoj që qeveria e re do të punojë fuqishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm me fqinjët.


Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Dua të përgëzoj nismën tuaj. Heroi është simbol i unitetit.


Ministrat e rinj pas betimit në Presidencë


Kabineti i ri qeveritar ka 14 ministra, shumë më i vogël në numër se kabineti i shkuar i qeverisë Rama 1.


Ndërkohë, është zbardhur edhe rendi i ditës i mbledhjes së parë të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.


Ashtu sikurse është paralajmëruar më herët nga vetë Rama, vendimi i parë do të jetë shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut, ku edhe do të ngrihet një komision i posaçëm.


Gjithashtu, do të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike, si dhe dhënia e dy godinave për ngritjen e organeve të reja të Vettingut.



Kryeministri Edi Rama betohet në Presidencë


Kryeministri Edi Rama betohet në Presidencë


Kryeministri Edi Rama betohet në Presidencë


Betohet ministri Ditmir Bushati


Betohet ministrja Olta Xhacka


Betohet ministri Fatmir Xhafa


Betohet ministri Arben Ahmetaj


Betohet ministrja Lindita Nikolla


Betohet ministri Niko Peleshi


Betohet ministri Blendi Klosi


Betohet ministri Pandeli Majko



/Ora News.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter