Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të gjithë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.


Pas himnit të flamurit, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës ka deklaruar se betimi hyn menjëherë në fuqi, ndërsa pas kësaj, kryeministri Edi Rama ka nënshkruar formulën e betimit, i ndjekur nga edhe nga ministrat.


Kabineti i ri qeveritar ka 14 ministra, shumë më i vogël në numër se kabineti i shkuar i qeverisë Rama 1.


Ndërkohë, është zbardhur edhe rendi i ditës i mbledhjes së parë të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.


Ashtu sikurse është paralajmëruar më herët nga vetë Rama, vendimi i parë do të jetë shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut, ku edhe do të ngrihet një komision i posaçëm.


Gjithashtu, do të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike, si dhe dhënia e dy godinave për ngritjen e organeve të reja të Vettingut.



Kryeministri Edi Rama betohet në Presidencë


Kryeministri Edi Rama betohet në Presidencë


Kryeministri Edi Rama betohet në Presidencë



Ne foto: Ilir Meta mberrin ne Presidence


Ne foto: Niko Peleshi mberrin ne Presidence


Ne foto: Fatmir Xhafa mberrin ne Presidence


Ne foto: Damian Gjiknuri mberrin ne Presidence


/Ora News.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter