Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias përshëndeti vendimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për ti dhënë shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas.


Ky ishte një vendim që njeh kontributin e tij të thellë njerëzor dhe për forcimi ne besimit ndërmjet dy popujve tanë, tha Kotzias.


Presidenti i vendit Ilir Meta në prag të Krishtlindjeve i bëri dhuratë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.


Dy ditë më parë, në një intervistë për një televizion grek Janullatos tha se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar.


E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, tha Janullatos.


Vetëm pak ditë pas kësaj deklarate, sipas burimeve pranë Institucionit të Presidencës mësohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur ti japë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, i cili është në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë prej 25 vitesh. Burimet bëjnë me dije se Presidenti Meta e ka firmosur tashmë dekretin.


Te dashur miq,

Në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për ti dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos, shkruajti Meta në Facebook.