Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës për batutën me Tomin dhe Xherrin me të cilën shigjetoi nga Puka shefin e qeverisë dhe kryeopozitarin Basha.


Duke folur në Top Story me Sokol Ballën, Rama tha se një shprehje e tillë nuk i shkon një Presidenti të zgjedhur.


Edi Rama: Nuk e di sa i shkon një presidenti të zgjedhur kjo, por unë e mirëkuptoj dhe pajtohem me këtë. Nuk mendoj që i shkon të merret me filma të animuar, por e mirëkuptoj.


Sokol Balla: I shkon një Presidenti nga pikëpamja etike që të marrë pjesë në fushatë?


Edi Rama: Ai nuk është akoma president i ngarkuar për të mbrojtur unitetin kombëtar. Është president i zgjedhur. Unë nuk do ta bëja, por është zgjedhja e tij.


Nga Puka, Meta deklaroi: Këto lloj presionesh qe LSI nuk i ha, se nuk i ka ngrenë nga Sali Berisha njëherë e një kohe, jo ti haje nga Tomi e Xherri sot, nuk shkojnë. Ju e dini shume mire qe çdo demokrat, për kryeministër, midis Edi Ramës dhe Petrit Vasilit, do votonte Petrit Vasilin. Ju e dini gjithashtu që, çdo socialist, midis Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit, do të votonte përsëri Petrit Vasilin për kryeministër. Kështu qe mesa duket, unë pata jo vetëm mundësinë te jem Presidenti i parë i propozuar nga LSI, por ja që qëllojnë dy gëzime bashkë, do kem mundësinë që një nga dekretet e pare që do kem, do te jetë të firmos Petrit Vasilin kryeministër.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter