Vijon debati në distancë mes Kryeministrit dhe presidentit Meta lidhur me refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nëpërmjet një  postimi në Facebook, Meta shkruan se Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë gjeniun si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.


Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë gjeniun si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla  e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së, shkruan Meta.


12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)