Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar i pari ndër zyrtarët shqiptarë për sulmet amerikane në Siri, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë ndaj ndërhyrjes ushtarake në Siri, përkrah aleatëve perëndimorë.


Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së, Francës dhe Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.


Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën, thuhet në një njoftim të Presidencës.


14 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)