Pas publikimit të pamjeve filmike te drejtorise se pergjithshme te tatimeve vazhdon debati mediatik. Kryetari i Kuvendit njeherazi edhe kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë intervistës në emisionin “OPINION”, mbajti të njejtin qëndrim, si deputeti Ii partisë së tij, Spartak Braho.
Pavarësisht statusit te deputetit, Spartak Braho, emri i tij nuk ishte në planin e auditit të firmosur nga Ministri i Financave…Por përveç deputetit Braho, në pamjet filmike duken edhe persona të tjerë qe hyjnë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, edhe pse emrat e tyre nuk ishin në urdhërin e auditit. Këta persona jane ende të paidentifikuar nga hetimet e prokurorise. Ata kane punuar në orët e vona të së premtes dhe dolen mëngjesin e së shtunës nga ambientet e tatimeve. Ne duar mbanin disa kuti, ku mendohet se kanë kopjuar serverat qëndror të tatimeve. Kontrolli është kryer gjatë ditëve të pushimit dhe kur në ambientet e tatimeve nuk kishte asnjë punonjës, edhe pse situate nuk paraqiste asnje emergjencë. Edhe pse kanë kaluar mbi 2 muaj nga moment I kopjimit dhe fshirjes së serverave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka dhënë shpjegime për punën e audituesve gjatë fundjavës. Disa nga audituesit kanë pranuar ne polici se kanë bërë kontroll dhe jo kopjim apo fshirje te te dhenave.