TIRANË-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta merr pjesë në punimet e Sesionit të VII të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marseille, Francë.

Me ftesë të Kryetarëve të dy Dhomave të Parlamentit të Francës, Presidentit të Asamblesë Kombëtare z. Claude Bartolone dhe Presidentit të Senatit të Francës z.Jean-Pierre Bel, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të VII të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marseille, Francë.

Delegacioni Shqiptar kryesohet nga Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, i cili shoqërohet nga deputetët z. Dashamir Shehi dhe znj.Klodiana Spahiu.

Asambleja Parlamentare do të diskutojë gjatë tre ditëve të punimeve të saj për prioritetet e rajonit të Mesdheut, ku në fokus do të ketë zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit në Mesdhe.

Z.Meta do të pritet nga Claude Bartolone dhe Jean Pierre Bel, si dhe nga kryetarë të tjerë të Parlamenteve të Marokut, Monakos, Tunizisë dhe delegacione parlamentare të larta të të gjitha vendeve të Mesdheut.

(d.b/BalkanWeb)