Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale, foto nga takimi me Wolfgang Grossruck, President i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore. Duke vlerësuar kontributin e z.Grossruck ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, kreu i shtetit, ka theksuar rëndësinë e madhe që duhet të ketë vendi për të thelluar më tej bashkëpunimin me Austrinë.


Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta


Kënaqësi të takoja sot mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Wolfgang Grossruck, i cili me angazhimin e tij të vazhdueshëm është përpjekur gjithmonë ta ndihmojë Shqipërinë e Kosovën. Ndamë bindjen se forcimi i bashkëpunimit me Austrinë dhe konsolidimi i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona duhet të zhvillohet intensivisht.


13 mars 2018 (gazeta-Shqip.c0m)