Ambasadori i ri i BE-së, Luigi Soreca, i paraqiti sot letrat Kredenciale Presidentit Meta. “Kënaqësi që BE ka përzgjedhur si ambasador një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë. Soreca ka një kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE” u shpreh Meta.


Kreu i shtetit  nënvizoi domosdoshmërinë e përparimit urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik,  thuhet në njoftimin e presidencës.


Gjithashtu Meta nënvizoi rëndësinë e dyfishimit të përpjekjeve të brendshme dhe rritjen e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe që do të mundësojnë realizimin e objektivit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.


18 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)