Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u takua me gjatë vizitës në Uashington me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Filip Riker.


Në një njoftim të LSI thuhet se Meta është shprehur se: Shqipëria ngadalësoi axhendën e saj integruese në dy vitet e fundit në mënyrë të panevojshme dhe se kjo duhet të shërbejë si një mësim për të ardhmen.


Po ashtu në njoftim thuhet se Riker është shprehur se: SHBA mbështet plotësisht përmbushjen e 12 prioriteteve të Bashkimit Europian dhe marrjen e statusit të kandidatit.


Sipas Riker, fokusimi në zbatimin e Planit të Veprimit është i rëndësishëm për ecurinë e integrimit evropian të vendit.


Në takim si gjithmonë është vlerësuar roli i Shqipërisë në shërbim të fqinjësisë së mirë.


Meta po viziton Uashingtonin për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Evropës Juglindore që zhvillohet në John Hopkins University.