Kreu i shtetit Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit për festën e Sulltan Novruzit.


Në fjalën e tij Meta tha se shembulli frymëzues i Imam Aliut, filozofia, përpjekjet dhe sakrificat e tij sublime, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, përbëjnë garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë.


Shembulli frymëzues i Imam Aliut, filozofia, përpjekjet dhe sakrificat e tij sublime, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, përbëjnë garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë. Kjo histori e ky shembull krijon më shumë besim dhe jep më shumë optimizëm jo vetëm për ne, por sidomos për brezat e rinj dhe të ardhmen e paqme të tyre, tha Meta.


Ndër të tjera, Presidenti i Republikës uroi të gjithë besimtarët bektashi gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe mbarësi por të gjithë familjet shqiptare.


22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)