Nga albumi i përbashkët i grupit Metallica dhe këngëtarit, Lou Reed, i cili është emërtuar “Lulu”, në internet tashmë është publikuar një pjesë e singlit të tij të parë, “View’. (Këndvështrim).


Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 12:13

Përndryshe, i tërë singli do të prezantohet zyrtarisht më 27 shtator të këtij viti, ka njoftuat revista ‘MNE’.



Ndërkohë albumi i grupit Metallica dhe i Reed, i cili është i inspiruar nga drama “Lulu”, e shkrimtarit gjerman Frank Vedekind, e cila flet për jetën e pafat të vallëzueses Lulu, do të dalë në treg më 31 tetor.



Një ndër specifikat e këtij albumi gjithsesi është gjatësia e disa prej këngëve, sepse këngët "Cheat on Me" dhe "Dragon" zgjasin më shumë se 11 minuta, ndërkohë që këngët “Frustration" dhe "Little Dog" zgjasin më shumë se tetë minuta. Për më tepër, kënga përmbyllëse e albumit, "Junior Dad", zgjat plot 19 minuta e 28 sekonda.