Pasi edhe Christian Bale dhe Leonardo DiCaprio u tërhoqën nga filmi i regjisorit Aaron Sorkin kushtuar Steve Jobs, tani raportohet që një tjetër aktor do ta marrë përsipër rolin e inovatorit teknologjik.

Sipas The Guardian, është Michael Fassbender ai që po pritet të marrë rolin e Jobs, për të shpëtuar kështu edhe reputacionin e filmit, i cili u dëmtua pas largimit të Bale dhe DiCaprio, si dhe regjisorit të parë, David Fincher.

Ideja e Aaron Sorkin është që filmi biografik të ndërtohet vetëm mbi tri skena - secila që vjen pak para lansimit të një produkti të ri. Të gjitha këto pritet që t'i japin filmit suksesin që i mungoi filmit të parë që u bë për Steve Jobs, ku në rolin kryesor ishte aktori Ashton Kutcher.

Steve Jobs, themeluesi i kompanisë gjigante të teknologjisë, për herë të parë dizajnoi një telefon "touch-screen". Ai vdiq në vitin 2011.