michaelIkona tragjike Michael Jackson kishte vendosur një pajisje nën lëkurë në përpjekje për ta ndalur atë nga kënaqësitë e opiateve, raportojnë mediet amerikane.


Ylli i këngës Thriller besohet se kishte vendosur një pajisje në vitin 2003 për të kundërvepruar ndaj efekteve të drogës.


Pajisja mjekësore kishte dalë në dritë pasi që ishte referuar nga njëri prej ish-doktorëve të këngëtarit, anestezisti David Fournier.


Fournier besonte se Jackson e kishte mashtruar atë pasi që nuk i kishte treguar për pajisjen Narcan që Jackson e kishte vendosur para një operacioni ku Fournier po i ndihmonte atij.


Mjeku që kishte trajtuar yllin në vitet 90 dhe në fillim të vitit 2000, dyshonte se Jackson nuk i tregoi atij për pajisjen me qëllim,thekson “Kohanet”.     P.K