Michael Schumacher eshte ne gjendje kritike. Pas lajmeve kontradiktore te oreve te fundit, konfirmimi ka mberritur ne mbremje vone, nga nje komunikate zyrtare e qendres spitalore te Grenobles.



Shtate here kampioni i Formula 1 u aksidentua paraditen e së dielës ndersa ishte duke bere ski gjate pushimeve dimerore me familjen e tij. Sipas komunikates zyrtare, ai ka mberritur ne spital ne gjendje kome dhe i eshte nenshtruar me urgjence nje nderhyrjeje kirurgjikale ne tru, por gjendja e tij mbetet kritike. Nuk eshte e qarte nese ai vazhdon te jete ne gjendje kome. Sipas mediave franceze, ai ka pesuar nje hemorragji cerebrale si pasoje e nje traume kranike. Ne spital me te gjendet bashkeshorjta Corina dhe dy femijet, nderkohe qe tifoze te shumte jane mbledhur prane spitalit ku ai po kurohet, duke pritur per informacione. Bota e F1: Lutemi për ty Protagonistët e Formulës 1 reaguan menjëherë pasi mësuan lajmin e aksidentit të rëndë të Michael Schumacher, i cili përplasi kokën në një shkëmb kur ishte duke bërë ski në Meribel të Francës. Shumë pilotë shprehën në Twitter keqardhjen dhe urimin që ish-kolegu i tyre të fitojë luftën me vdekjen. Felipe1Massa: “Po lutem për ty, vëlla. Shpresoj që të rekuperohesh sa më shpejt. Zoti të bekoftë, Michael. Jules_Bianchi: “Shpresoj që të jesh mirë, Michael. Shërim të shpejtë.” Romain Grosjean: Mendimet tona janë të gjitha për Schumin dhe familjen e tij. Shpresoj që të rekuperohet shpejt. Legjendë! Heikki Kovalainen: “Dëgjova që Schumi ka bërë aksident me ski. Shpresoj që të mos jetë e rëndë dhe shpresoj të rekuperohet sa më shpejt. #legjendë”. Jean-Eric Vergne: “Gjithë të mirat për Michael, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë!” Adrian Sutil: “Shpresoj që Michael Schumacher të shërohet sa më shpejt. Urimet më të mira për të dhe familjen e tij.” Vettel: Michael, do e fitosh garën më të rëndësishme të jetës tënde Kampioni në fuqi i Botës në Formula 1, Sebastian Vettel, ashtu si shumë pilotë dhe sportistë të tjerë, ka shprehur në rrjetet sociale mbështetjen e tij për Michael Schumacher, i cili ndodhet në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë me ski në Francë. Gjermani i uroi shërim të shpejtë 44-vjeçarit: “Kjo është një ditë shumë e trishtueshme. Michael, kjo është gara më e rëndëishme e jetës tënde dhe do e fitosh me patjetër.” “Michael ka qenë si një baba për mua në Formulën 1. Ai ka qenë (dhe do të vazhdojë të jetë) përkrah meje në çdo etapë të karrierës sime”, shkroi Vettel në Twitter. Piloti i Red Bullit e shoqëroi mesazhin e tij me një foto emocionuese ku të dy pilotët kanë pozuar së bashku në etapa të ndryshme të karrierave respektive. / Top Channel