Transmetuar më 09.03.2015 - 14:14







Gëzim në shtëpinë Hunziker-Trussardi. Ditën e djeshme në ditën e festës së femrës 8 Mars, erdhi në jetë Celeste vajza e tretë e showgirlit Michelle Hunziker, pas vajzës së madhe Aurora e ardhur në jetë nga martesa me këngëtarin Eros Ramazzotti dhe Sole e lindur nga martesa me bashkëshortin aktual Tomaso Trussardi.



Në fotografitë bashkëngjitur shikoni Tomasson teksa mban në krah vajzën e parë të tij Sole, teksa hyn në klinikën e Milanos, për të takuar Michelle.



Bashkë me të është edhe nëna e Michelle dhe Aurora. Lidhur me motrën e saj të tretë Aurora shkruan në Instagram, “Ekziston një mënyrë më e mirë për të festuar një ditë të tillë, me lindjen e një vajze të mrekullueshme? Urime për të gjitha femrat. Motër për herë të tretë”./a.y/noa.al/


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/6)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas



PUBLICITET





lang: en_US