Me vetëm sulmuesin Daniel Xhafaj në sulm – jo shumë bindës sezonin e kaluar – 23-herë kampionët e Shqipërisë, kanë realizuar një goditjet më të mëdha në merkaton verore në Shqipëri. Migen Memelli, sulmuesi i njohur me një përvojë ndërkombëtare te Bran Bergen në Norvegji e Gais në Suedi, është dhe blerja e bujshme e rekordmenëve të Shqipërisë. Fakt të cilin e pranoi edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili theksoi se blerja e ish-sulmuesit të Elbasanit, eklipsoi edhe golashënuesin e njohur të Dinamos, kroatin Pero Pejic.
"Kemi nënshkruar me Memellin, i cili luan në Suedi. Përsa i përket futbollistit (Pero) Pejic, nuk besoj se ka vend te ne. Përderisa kemi marrë Memellin, unë mendoj se kemi goditur më mirë se me Pejic. Ky është dhe mendimi i specialistëve Po ju jap emrat e lojtarëve me të cilët kemi nënshkruar kontratë. Kontrata tjetër është me Abraham. Mohelebi është një emër tjetër. Dabulla kam bindjen se do të luaj me Tiranën ashtu sic ka luajtur me parë me ne. Sefa gjithashtu nënshkroi. Po sot do të nënshkruajmë me qendërmbrojtësin kroat të propozuar trajneri Slishkovic\".
\"Për (Devi) Mukën le të shpresojmë se do të shërohet sa më shpejt, pasi ne ende nuk e quajmë në planet tona. Xhafaj është ende nën kontratë. Duam të krijojmë një ekip me moshë të re. Përsa i përket futbollistëve të tjerë që kanë qenë te Tirana si Arapi, Fagun, Deliallisi apo ndonjë tjetër e kemi lënë të bisedojmë gjatë këtyre ditëve. Kemi qenë të interesuar të marrim ata futbollistë që përbëjnë boshtin e skuadrës.. Dua t'i premtoj tifozërisë së Tiranës, se do të ndërtojmë një ekip model". – tha Halili