Një sulmues me fizik dhe stil suedez. Kombëtarja B ka imazhin e Migen Memellit. Sulmuesi pogradecar shënoi brenda një minute dy gola në barazimin 2-2 të Kombëtares në miqësoren gjatë fazës përgatitore në Turqi kundër skuadrës nga Kazakistani, Kazaskyn.
Trajneri holandez Ari Han e nisi ndeshjen me këtë formacion: E. Koliqi; A. Lila, A. Teli, A. Agolli; G. Lika, P. Dhembi, Gj. Muzaka, E. Veliaj, B. Kuli; Sh. Ismaili dhe M.Memelli.
Sipas fshf.org, takimi në pjesën e parë foli më tepër për kombëtaren (B) shqiptare edhe pse të parët shënoi Kazaskyn në minutën e 26-të. Në minutën e 31-të Gjergji Muzaka shpërdoi rastin më të mirë duke humbur 11-metërsh. Migen Memelli ka shenuar një dopietë personale në minutën e 38-të dhe të 39-të. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 2-1 per ekipin tone kombetar.
Në pjesën e dytë trajneri Han futi në fushën e lojës Likën, Bakaj, Shkembi, Sukaj, Ngjela dhe Abilaliaj. Në 45 minutat përfaqësuesja jonë krijoi një mori rastesh me Sukajn dhe Memellin por ne minuten e 78-te skuadra Kazake ka barazuar ne 2-2 qe eshte edhe rezultati perfundimtar i takimit.
Trajneri Han, gjithmonë sipas fshf.org, pas ndeshjes eshte shprehur i kenaqur me lojën e skuadrës. Përfaqësuesja do të rikthehet në Tirane, më datë 23 janar.