Migen Memelli firmosi një kontratë 1-vjeçare me klubin nga Arabia Saudite, Al Fayslay of Harma. Ish-sulmuesi i Tiranës dhe Flamurtarit (15 gola sezonin e kaluar) do të përfitojë 320 mijë dollarë në vit, plus lehtësirave të tjera (apartament, makinë).



“Memelli do të përfitojë bonuse për fitore dhe për çdo gol që do të shënojë”, - tha menaxheri i lojtarit, agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia.



“Për Memellin klubi arab kishte parë shumë DVD, dhe fakti që ai në dy sezonet e fundit ka shënuar një numër të madh golash, plus dhe faktit, që ka qenë golashënuesi më i mirë dy sezone më parë (2008-2009) ishte një plus i madh për të”, - tha Ilir Halili, menaxheri tjetër që ndërmjetësoi në transferimin e ish-sulmuesit të Bran Bergenit (në Norvegji) dhe Gais (në Suedi).






Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 17 Qershor 2010








Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili