Migen Memelli, autor i golit të vetëm në ndeshjen midis Glentoranit të Irlandës së Veriut dhe Branit të Norvegjisë, është shpallur lojtari më i mirë i takimit. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 69-të të takimit të luajtur në Belfast dhe Bran i ka tani të gjitha mundësitë të kalojë në turin e dytë eliminator. Sot gazetat norvegjeze kanë vlerësuar rolin e sulmuesit shqiptar, madje "Bergen Ambasador" pretendon se "shqiptari duhet të luajë në formacion, sepse e meriton vendin e sulmusit titullar". Gazeta tjetër e Bergenit, "Bergen Stidens" hapej me titullin "Shqiptari i jep kualifikimin Brannit", edhe pse duhet luajtur ndeshja e kthimit, ndërsa gazeta sportive "Fotball Adressa" shkruante "Memelli në qiellin e shtatë". Nga shtypi britanik, "The Mirror" bën një lojë fjalësh me emrin e lojtarit, i ngjashëm me migrenë, duke titulluar "Migen headache for Glens" (Dhembje koke Migen për Glentoranin).
Dritan Ikonomi