Elsa Demo


Ke lënë në Akademinë e Shkencave përvjetorin e Dritëro Agollit, me dëshirën që në Black Box të Akademisë së Arteve të gjesh një shteg për ta çarë marrjen e frymës që shkakton apologjia politike për kulturën e djeshme zyrtare në fuqi.


Në njërën sallë duartrokitet për dije sokratike pohimi i shkrimtarit i cili sapo e ka krahasuar artistin me maçokun që i pëlqen ta mbështesë kokën në prehrin e politikanit (e më të fortit). Në atë sallë ku njerëzit i mban bashkë pështyma e kauzave të djeshme, nuk ka pyetje për letërsinë dhe as për jetën publike të tjetrit, as për rolin shoqëror e as për moralin politik të shkrimtarit.


Takimi në Black Box të Akademisë së Arteve për 100-vjetorin e lindjes së Millosh Gjergj Nikollës organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Universiteti i Tiranës (Departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Historisë e Letërsisë) jep shenja se ekzistojnë përpjekjet për ti ndarë domenet e influencave të jashtme mbi letërsinë. Për sa kohë ekziston letërsia e mirë si gjallesë do të ekzistojë antikonformizmi dhe shqetësimi, dyshimi dhe diskutimi, e kështu më tej në një jetë të përbashkët të njeriut me letërsinë.


Në leximin që i bëhet Migjenit dallohen dy burime që drejtohen njëri për nga interpretimi jo tradicional i veprës dhe tjetri për nga biografia dhe origjina etnike e autorit, gjithnjë përmes dokumenteve.


Persida Asllani trajton poetikën e skandalit në prozën e poezinë e Migjenit dhe stilin e tij, si një stil i hapur drejt të ardhmes. Studiuesja nxjerr nga leximi i skandalozes në tekstin migjenian tabutë e seksit e të erosit, të incestit e homoseksualitetit. Asllani kujton se Vargjet e lira botuar gjashtë vjet pas vdekjes së poetit, më 1944, përgatiteshin për një vdekje tjetër, për leximin këmbëngulës ideologjik dhe fabrikimin sistematik të një miti pre realist-socialist të veprave të tij. Përveç varfërimit të përgjithshëm në perceptim duke e salduar Migjenin thjesht dhe mjerueshëm në kutizën e një poeti të mjerimit materialist, kjo zhvendosje fillestare e receptimit të paradigmës artistike shkaktonte varfërimin e receptimit të tij, zbehu ndjeshmërinë ndaj formës dhe asgjësoi rezonimin e një poetike të skandalit brendashkruar strukturës së tekstit.


Raportet e veprës së Migjenit me kristianizmin duket një temë e parapëlqyer për studiuesit. Dy diskutime u mbajtën mbi këtë subjekt. Shaban Sinani bën një vështrim tekstologjik dhe del në përfundimin që Bibla, letërsia ungjillore është ndoshta më kushtëzuesja nga të gjithë tekstet në veprën e Migjenit: Pyetja është se deri në çshkallë vargjet e lira dhe prozat e poezitë e Migjenit kanë simetri me tekstet ungjillore. Për të verifikuar këtë simetri studiuesi i referohet rrafshit figurativ ku mund të bëhet paralelja e Parathënia e parathënieve me Këngët e këngëve apo Dy Milloshët me Dy natyrat e Krishtit. Dhe në nivelin e leksikonit gjuhësor duke përjashtuar leksemat të cilat kanë pasur përhapje të gjerë vetëm prej atyre që janë tipike të ligjërimit liturgjik, studiuesi Sinani përmend: blasfemi, kredo, apoteozë, ati ynë, ishujt e rremë, idhujt pa krena, parajsa, dreqnit, molla e ndalueme, dielli, vuajtja, urdhëresat, shkëndija, yjet, engjëjt, tempujt, zotat, ringjallja, jeta e re, psalmet, mëshira, shpirti i sëmund, kënga e re, drita, ndjesa, lumnitë, lajmi i mirë etj..


Eljon Doçe evidenton risitë formale në prozën e shkurtër të Migjenit nëpërmjet analizës strukturaliste të skicës Bukuria që vret ku vdekja vjen e veshur me ngjyrë të bardhë dhe vrasja merr nota poetike si vrasje shpirtërore.


 


Përkatësia etnike


Grupi i dytë i referateve përballë një auditori të ri, bën një lexim të biografisë së Migjenit nëpërmjet librit të shtëpisë.


Përkatësia etnike e Migjenit: shqiptare apo sllave?


Studiuesit paraqesin, këqyrin dhe lexojnë përmes radhëve të thata dokumentet zyrtare e familjare, certifikata lindjeje e vdekjeje.


Brikena Smajli i kthehet arkivit të Migjenit në Muzeun Historik të Shkodrës, i krijuar më 13 tetor 1961, aty ku është familja Trimçev. Dosjet nuk janë fort të pasura por ekziston një dokumentacion ku drejtori i atëhershëm i muzeut Vasil Llazari komunikon me bashkëkohësit apo me njerëz të njohur në mënyrë që të mbledhë fonde. Smajli përmend një letër të z. Trimçev i cili sugjeron rindërtimin e shtëpisë së Migjenit, e asaj shtëpie të dikurshme njëkatëshe, me dy dhoma e një korridor dhe që skicues i kësaj shtëpie mund të ishte Lec Fishta, atëkohë skenograf i Teatrit Migjeni.


Smajli thotë se në fondin Migjeni të këtij Muze, gjen dokumente të cilat mund të sqarojnë origjinën etnike të poetit vënë në fokus të polemikave në vitet e fundit.


Ardian Marashi paraqiti dëftesa e certifikata nga Arkivat Familjare të Tivarit.


Në pasaportën e datës 17 qershor 1932, emri i Migjenit shënohet Milosh Nikolic me l, pastaj në dekretin e emërimit si mësues një vit mbrapa, më 18 maj 1933, nënshkruar nga Ministri i Arsimit Mirash Ivanaj, emri shënohet Millosh Nikolla. Në letërnjoftimin që mban datën 11 tetor 1933, përsëri gjejmë Milosh Nikolic. Në certifikatën e lindjes, e datës 26 janar 1937 ku korrigjohet viti dhe data e lindjes, shënohet Millosh Nikolla. Me këtë emër paraqitet në dokumentet italiane gjatë qëndrimit në Torino më 28.12.1937. Këtu emri i babait shkruhet Gjokë dhe emri i nënës Sofia. Nisur nga kjo ne synuam të bëjmë një pemë gjenealogjike të parë e cila lidhet me trungun e parë, thotë Ardian Marashi, drejtues i Qendrës së Studimeve Albanologjike. Nga trungu i parë, nisur nga stërgjyshi Nikolla, janë dy vëllezër, njëri Gjergj Nikolla i njohur dhe i shënuar në certifikata njëherë Gjoko njëherë Gjeorgje me mbiemrin Nikolic (1872-1924) lindur dhe banues në Shkodër. Vëllai tjetër Kërsto Nikolic. Nga babai i Migjenit, Gjergj Nikolla, janë disa fëmijë: Nikolla i vdekur më 1925, tutori i Migjenit gjatë 2 viteve të shkollimit në Tivar, është Milloshi, është një fëmijë që ka vdekur foshnje, janë motrat Lenka, Jovanka, Cvetka dhe Olga. Nga Xhaxhai i Migjenit, Kërsto Nikolic kemi katër fëmijë: Milan 1904-1956, Andria 1912-1972, Leposava 1908-1983 tek e cila ai jetoi në Ulqin, dhe Julka 1918-2006.


Marashi thotë që për të kuptuar enigmën e formave të ndryshme të emrave familjarë të Migjenit, duhet shqyrtuar dhe mjedisi familjar e social ku ai lindi, u rrit e u shkollua. Mjedisi është komuniteti malazez ortodoks në Shkodër. Migjeni u shkollua në shkollën fillore malazeze, e ashtuquajtur shkolla serbe e Shkodrës. Pas kësaj dërgohet për të vazhduar kolegjin në Tivar. Nga dokumentet e shkollimit në Tivar studiuesi Marashi përmend faktin që emrat e prindërve në regjistër shënohen Gjeorgje babai dhe Sofia nëna, kurse për babain jepet profesioni pronar pijetoreje. Vendlindja jepet Shkodër, ndërsa shtetësia Srpska (serbe). Në vitin e parë të shkollimit kujdestar i fëmijës është babai ndërsa fëmija jeton te Kristo Ivanovic në Tivar. Ndërkaq, kujton Marashi, në gjithë certifikatat dhe dokumentacionin e Migjenit në Shqipëri ai ka kombësi dhe shtetësi shqiptare, pra vetëquhet i tillë.


Prapë duke iu referuar dokumenteve të shkollimit në Tivar, Marashi përmend që në të gjitha lëndët ai vlerësohet shumë mirë, kurse te vlerësimi sjelljes jepet shembullore. Në vitin e dytë të shkollimit, ndërrohet kujdestari, bëhet vëllai i tij, Nikolla Nikolic, dhe në fund të këtij viti Migjeni detyrohet të largohet nga shkolla dhe të lërë Tivarin.


Mbas vdekjes njëri pas tjetrit të babait e pastaj edhe të vëllait më 1925, Migjeni i humb të dy kujdestarët e vet dhe kjo është arsyeja që i ofrojnë një bursë shkollimi në Manastir. Kjo është arsyeja pse Migjeni pas kthimit në Shkodër u emërua në shkollën e fshatit Vrakë një fshat i njohu