Pasi blindoi sulmuesin Pato, Milan hidhet ne sulm per te pasuruar organiken.

Adriano Galliani ka deklaruar se per Pirlon nuk ka ardhur asnje oferte por ne projektet e kuqezinjve qendron nje tjeter lojtar i madh edhe nese italiani largohet. Behet fjale per spanjollin Fabregas, i cili do ishte zevendesuesi me natyral i Pirlos qe mund te shkoje tek Chelsea per 28 milione euro.

Per t’i shkeputur fantazistin Arsenalit nevojiten 35 milione euro dhe Milan do ta kerkonte menjehere nese Pirlo largohet. Diten e djeshme, Galliani dhe Ancelotti kane diskutuar per kete teme edhe pse zyrtarisht nuk e pranojne.

Nga ana tjeter, Fabregas do te ishte nje pazar me vlere per Milanin, pasi Pirlo fiton 5 milione euro ne sezon, ndersa talenti spanjoll mund te kenaqet edhe me 4 milione.