Milan ka fituar me golejadë kundër Chievos në kuadër të xhiros së 11-të të Seria A, duke e deklasuar atë me rezultat 5-1.

Milan kaluan të parët në epërsi pas një goli të Emanuelson në minutën e 16 të takimit.

Por, Chievo shumë shpejt erdhi të barazimi pasi që dy minuta më vonë shkrinë epërsinë e Milanit me anë të sulmuesit Pellisier në minutën e 18.

Mirëpo, Richardo Montolivio nuk mendoj për këtë rezultat pasi që në minutën e 36 – të të takimit kalon përsëri në epërsi skuadrën e Milanos.

Milan arrin që të thëlloi edhe më shumë epërsinë në minutën e 41-të me anë të sulmuesit Bojan. 3-1 rezultati në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë filloi më qetë për të dyja skuadrat por ishte përsëri Milan që sulmonte më shumë.

Kjo edhe ju shpërblye pasi që 15 minuta pa përfunduar ndeshje shënon për rezultat 4-1, El Shaaraway.

Në minutat shtesë të takimit Milan thëlloi epërsinë për rezultat 5-1 nga sulmuesi Pazzini.

Me këtë rezultat edhe përfundoi takimi ku Milan arriti një fitore të fitore të rëndësishme këtë javë për t’u ngjitur më lartë në tabelë të Serie A.