Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 18:44

Milan ka ringjallur interesimin për mbrojtësin e majtë të Olympique Lyonit, Aly Cissokho, ka bërë të ditur përfaqësuesi i futbollistit për Itali, Fabrizio Ferrari.



Rossonerët arritën marrëveshje për Cissokhon nga Porto më 2009, por u tërhoqën pas rekomandimit nga stafi mjekësor i klubit. Cissokho përfundoi në Lyon, mirëpo Milan ende nuk ka adresuar problemin afatgjatë në krahun e majtë.



“Milan është i interesuar në disa futbollistë dhe Cissokho është njëri prej tyre”, tha Ferrari. Milan spekulohet se monitoron edhe mbrojtësin e Palermos, Mattia Cassani.