Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 18:05
Milan ka hapur bisedimet me Ajaxin për mbrojtësin e djathtë Gregory van der Wiel, kanë njoftuar mediet italiane të hënën.
Reprezentuesi holandez është edhe objektiv i Chelseas para afatit kalimtar të verës. Mirëpo, Rossonerët tashmë kanë filluar negociatat me Ajaxin në përpjekje për të siguruar opsionin e parë për Van der Wielin.
Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, besohet se është duke udhëhequr negociatat dhe marrë parasysh marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, marrëveshja është e mundshme të realizohet.