Milani nuk heq dorë nga pista që e çon te sulmuesi i Torinos, Belotti. Sipas Tuttosport, kuqezinjtë kanë gati ofruar kartonin e të riut të talentuar Cutrone plus 50 milionë euro, shumë nga e cila do të zbriten 12 milionë euro për blerjen e kartonit të Niang nga Torino.


Mësohet se presidenti Cairo e ka refuzuar këtë ofertë, duke këmbëngulur se Belotti nuk është në shitje dhe për të vlen ende klauzola e largimit 100 milionë euro, por vetëm për jashtë Italisë.


Tentativa e fundit e Mirabellit nuk ka rezultuar efikase, sepse oferta e Milanit është ende larg kërkesave të kuqezinjve.


Pritet që gjatë verës të nisë një tjetër seri e telenovelës Belotti, që nëse këmbëngul mund ta bindë presidentin Cairo të vishet kuqezi.


21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)