Inzaghi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij me ekipin e Milanit, duke arritur të fitojë 3-1 ndaj Lacios.




Me një sulm të improvizuar, me Stephan El Shaarawy, Hondan dhe Menez, Milani arrin të shënojë që në 7 minutat e para me anë të japonezit, i cili mposhti Etrit Berishën, portierin e kombëtares sonë.

Pas këtij goli Milani tregoi qëndrueshmëri, duke i lënë pak hapësira kundërshtarit në mbrojtje dhe shpesh dilte në kundërsulm me El Shaarawy-n, i cili ishte në një ditë të mirë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 56, ku ehe në këtë rast një meritë të veçantë pati japonezi Honda, i cili futi një krosim mjaft të bukur në zonë, duke i dhënë mundësi Muntarit të dyfishojë shifrat. Vetëm 8 minuta më pas, të besuarit e Inzaghit arritën të fitojnë një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol francezi Menez. Lojtarët e Milanit e dërguan sërish topin në rrjetë, por këtë herë në portën e tyre, ishte Alex që shënoi autogol.

Pavarësisht përpjekjeve të lacialëve në minutat e mbetura rezultati mbeti i pandryshuar, duke i dhënë ekipit të Inzaghit 3 pikët e parë në kampionat.
/ Top Channel