Milani e ka bërë atë që shumë pak kush e ka pritur. Gjigandi italian e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2 me 0 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve. Përballë njëres nga lojërave më të dobta që ka bërë Barcelona viteve të fundit dhe mbrojtjes shumë stabile që aplikoj, Milani ka bërë surprizën duke arritur nje fitore me një rezultat shumë të mirë.


Boateng në minutën e 57 realizoj për 1 me 0 në në një gol të dyshimtë pasi që më parë topi u prek me dorë. Goditja finale e Barcelonës erdhi në minutën e 81 kur një aksion të nisur nga Niang, të vazhduar me El Sharawyn, në gol e futi Muntari për 2 me 0.


Kjo është fitorja e parë për Masimilliano Allegrin ndaj Barcelonës. Rezultati i favorshëm i Milanit nga ndeshja e parë e bën skuadrën italiane tani si favorite për tu kualifikuar tutje pasi që një gol i shënuar si mysafir do ti vështirësonte në maksimum kalimin e Barcelonës./Indeksonline/