Policia italiane sot në orët e para të mëngjesit ka trokitur në dyert e Milanit. Me urdhër të prokurorit, policia tatimore italiane ka nisur hetimet e para për skuadrat e njohura italiane, pjesë e të cilave është edhe Milani.




Adriano Galliani është një nga të dyshuarit për evazion fiskal. Policia tatimore italiane ka fakte për dyshime në fjalë dhe në orët në vijim mund të ketë edhe arrestime.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Në mesin e lojtarëve të hetuar për evazion fiskal në Itali janë edhe Ezequel Lavezzi, dhe ish sulmuesi, Hernan Crespo./Indeksonline/