Milazim Krasniqi, dikur anëtar i LDK-së dhe aktualisht profesor universitar dhe analist politik, thotë se dorëheqja e Eqrem Kryeziut nga funksionet në LDK nuk po e çuditë.




“Më ka çuditur vonesa e saj, meqë e njoh moti Eqën. Kam pas kontribuar shumë në kuvendin e parë themelues të degës së LDK-së në Prizren që ai të zgjidhej kryetar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ai thotë ta ketë përkrahur edhe në kohë krizash brenda asaj dege.




“Por, kur u largova nga LDK-ja në vitin 2000, qeshë zhgënjyer shumë me Eqën. Ai po ekzaltohej nga erozioni moral e politik që po e pushtonte partinë. Më qe dhimbsur që u bë mburojë e atij erozioni. Më është dhimbsur deri sot. Mirëserdhe, Eqë”, ka shkruar në fund Krasniqi. /Indeksonline/