Ish-bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Milazim Krasniqi ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një test ku thotë se nëse citimi i fjalëve se shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve nga libri i ish-ambasadorit amerikan në Jugosllavi, Warren Zimmermann është origjinal, atëherë kjo është gënjeshtër sepse ai ka qenë në atë takim gjerë në fund të takimit dhe është në dijeni se çka kanë biseduar, transmeton Indeksonline.




Ja postimi i plotë i Kransiqit:

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Po shoh një tekst që ka vërshuar portalet (si botim premierë del të jetë te portali tesheshi.com) lidhur me mendimin që paskësh shprehur Zimermani për bisedën me Rugovën, sa i përket qëndrimit të këtij të fundit për gjoja krimet e shqiptarëve ndaj serbëve. Nuk e kam lexuar librin e Zimermanit, por nëse shkruan ashtu si e kanë cituar, ajo është e pavërtetë. Unë kam qenë fillim e mbarim në atë takim dhe e di me detaje gjithë atë bisedë. Nëse u intereson si ka qenë ajo bisedë në gjithe detajet e saj, pra edhe atë detaj, pas pak do ta publikoj në fb dhe mund t’i informoni lexuesit tuaj më saktësisht. Milazim Krasniqi”/Indeksonline/