Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja.


Vendimi i organit të shkallës së parë të procesit të vettingut, pjesë e Reformës në Drejtësi, ka ardhur bazuar mbi të 3 kriteret e procesit.


Për gjyqtarin Lubonja, kandidat për anëtar të KED, u raportua për deklarim të pasaktë, fshehje pasurie dhe mungesë burimesh të ligjshme për ta justifikuar atë nga ILDKPI.


Lubonja nuk ka pasur para të justifikuara për ndërtimin e një shtëpie me vlerë 6,5 milionë lekë, në periudhën 1995-2002.


KPK ka pasur dyshime të forta për mënyrën se si e ka siguruar pasurinë Lubonja, i cili ka deklaruar në seancën dëgjimore se ka marrë 4 milionë lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.


Ndërkohë ka justifikuar si dhuratë nga vjehrri edhe një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë, të hapur në emër të djemve të tij, duke thënë se gjyshi ua ka dhuruar nipërve të tij.


Ai ngeli edhe në vlerësimin e figurës, teksa DSIK e ka gjetur atë të përshtatshëm për të vijuar detyrën.


8 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)