Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, ka vlerësuar se veriu i Kosovës është realitet dhe se Serbia duhet të kërkoj që ajo pjesë t`i takoj asaj, me pranimin e pjesës tjetër të Kosovës si shtet, me kusht që, siç ka thënë ai, të ruhet edhe trashëgimia nacionale serbe.

 


Dodik ka thënë se më herët ka qenë kohë më ideale për këtë marrëveshje, kurse tash duhet të gjithë të mblidhen sërish dhe ta shohin cili është realiteti në veri, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të përmbyllet ai tregim.

 


“Në anën tjetër, Serbia duhet ta ketë të qartë, kthimi i Kosovës në kuptimin politik është i pamundur. Nuk është ashtu siç e paraqesim në Serbi, sepse kjo është vetëm humbje”, ka thënë Dodik për “Novi Magazin”.