Shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Miloshoski kërkon nga Bashkimi Evropian që të angazhohet për të drejtat gjuhësore të maqedonasve në Greqi.
Miloshoski dërgoi letër deri te komisioneri evropian i shumëgjuhësis, Leonard Orban me të cilën apelon t’i mbështes kërkesat e pjesëtarëve të pakicës maqedonase në Greqi për mbrojtje dhe promovim të maqedonishtes si gjuhës të pakicës.
Ai deklaroi se përkundër normave të konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe marrëveshjes për mbrojtjen e minoriteteve, në Greqi nuk respektohet dallimi gjuhësor i pakicës kombëtare maqedonase. (INA)