SHKUP- Ministri i jashtem i Maqedonise Antonio Miloshoski i kerkoi homologut grek Dimitris Drucas te nderprese bllokimin e nje vendimi te Bashkimit Evropian per hapjen e bisedimeve te anetaresimit me Shkupin.

Duke pare takimet e dhjetorit te Keshillit te Ministrave te BE-se dhe te Keshillit Evropian shfrytezoj rastin te kerkoj mbeshtetjen per zhbllokimin e vendimit per fillimin e bisedimeve te anetaresimit te Maqedonise ne BE shkruan Miloshoski ne nje leter drejtuar Drucas. Fillimi i ketyre bisedimeve do te zhbllokonte nje situate te padurueshme qe cenon besueshmerine e BE-se theksoi Miloshoski. Maqedonia mori ne vitin 2005 statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Vendimi juaj per te autorizuar Maqedonise te filloje bisedime do te sjelle nje shtyse politike te nevojshme dhe do te kontribuoje ne vendosjen e nje klime pozitive dhe besimi ne nje zgjidhje te qendrueshme shton Miloshoski.Zgjidhja e mosmarreveshjeve dypaleshe do te jete nje kontribut per stabilitetin dhe begatine ne rajon dhe Evrope shtoi shefi i diplomacise maqedonase.

Mosmarreveshja mes Greqise dhe Maqedonise vazhdon qe prej shpalljes se pavaresise se kesaj ish-republike jugosllave ne vitin 1991.
Athina ka bllokuar integrimin e Maqedonise ne BE dhe NATO deri sa kjo e fundit te ndryshoje emrin duke u shprehur se ai i perket vetem trashegimise kombetare greke. Bisedimet mes dy vendeve nen drejtimin e OKB-se nuk kane dhene rezultate deri tani. OKB-ja e njohu ne vitin 1993 Maqedonine ne emrin e ish-Republikes jugosllave te Maqedonise ARYM ose FYROM ne anglisht. Me teper se 120 vende nder te cilet Rusia dhe Shtetet e Bashkuara e kane njohur kete vend nen emrin kushtetues te Republikes se Maqedonise.
m.a/ata/BalkanWeb