me zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Italisë Alfredo Mantika, u shpreh optimist për marrëdhëniet mes Kosovës dhe vendit të tij. “Gjatë periudhës së ardhshme sapo të vërtetojmë të gjitha punët protokollare, Maqedonia dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe kjo do të jetë një moment solemn për të dy vendet”-, tha Miloshoski. Shefi i diplomacisë maqedonase i cilësoi marrëdhëniet me shtetin fqinj si mjaft të mira.

Në lidhje me çështjen e emrit Miloshoski tha se Greqia nuk ka të drejtë ta diktojë zgjidhjen e emrit. “Maqedonia asnjëherë nuk ka marrë guximin të imponojë emër për Greqinë se si do të quhet, e as Greqia nuk ka të drejtë ta diktojë zgjidhjen e emrit tonë kombëtar”. Kryediplomati maqedonas shtoi se Maqedonia është e përgatitur për kompromis lidhur çështjen e emrit, por jo me diktat dhe nënvlerësim. Sipas tij parimi i vetëpërcaktimit kombëtar dhe zgjidhja e emrit është parim europian dhe Qeveria Maqedonisë do ta mbrojë. Nga ana e tij zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Alfredo Mantika theksoi se kontesti për emrin nuk duhet dhe nuk mund të paraqesë problem për Maqedoninë të hyjë në BE.





16 Tetor 2008