Shefi diplomacisë maqedonase, Antonio Miloshoski shpreson se Maqedonia gjatë këtij viti do të marr datën për fillimin e negociatave me Bashkimit Evropian.
"Pas liberalizimit të vizave dhe raportit pozitiv nga Komisioni Evropian, Maqedonia shpreson të ecë përpara në procesin e integrimit. Ky progres do të thotë marrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE", deklaroi Miloshoski në Romë në një takim të shefave të diplomacive nga partite e djathta anëtare të Partisë Popullore Evropiane.
Miloshoski ka theksuar se qëndrimi i Maqedonisë është që në periudhën e ardhshme të vazhdojnë dhe intensifikohen bisedimet për emrin.
"Dialogu është mënyra e vetme për të arritur me sukses deri të zgjidhja për emrin, e pranueshme për të dyja vendet", deklaroi Miloshoski.