Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të Ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, në kuadër të nismave të tij për bashkëpunim të intensifikuar rajonal.
Shefi i diplomacisë Antonio Miloshoski do të takohet edhe me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren, Jozefina Topalli.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Miloshoski do ketë një takim kokë më kokë me ministrin e Jashtëm Meta si dhe do të nënshkruajë Protokollin për bashkëpunim midis ministrive të jashtme të të dy vendeve dhe Protokollin për bashkëpunim midis Drejtorive për edukim diplomatik pranë MPJ-së së Maqedonisë dhe Akademisë Diplomatike Shqiptare të Shqipërisë. është planifikuar që Miloshoski të mbajë një fjalë përshëndetëse në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.