Ministri i Jashtëm, Antonio Miloshoski është takuar në Londër me me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Kryediplomati maqedonas ka arritur që t'i shpjegojë Clintonit qëndrimet që ka Maqedonia dhe angazhimin e saj në kuadër të misionit ndërkombëtar ushtarak ISAF të NATO-s në Afganistan. ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve i ka dhënë shumë bujë takimit që e përkufizoi si "blic - takim" , duke nënvizuar se Miloshoski i ka sqaruar Klintonit edhe çështjen e kontestit të emrit me Greqinë. Në qendër të vëmendjes të kësaj konference ka qenë takimi midis Miloshoskit dhe ministrit të jashtëm Dimitris Drucas lidhur me axhendën e mëtejshme për çështjen e kontestit të emrit. Vizita e ndërmjetësit, Metju Nimiç e cila pritet të ndodhë në fund të muajit shkurt ose në fillim të marsit, do jetë një mundësi e mirë që Maqedonia dhe Greqia edhe njëherë t'i prezantojnë qendrimet e tyre për emrin dhe në të njëjtën kohë, t'i jepet shtysë angazhimit të mediatorit të OKB-së që të intensifikohet puna e tij drejt një progresi. Ky ishte konstatimi i dy zyrtarëve pas takimit të realizuar në Londër . Miloshoski e ka vlerësuar takimin si të efektshëm duke theksuar se në të është biseduar për kontestin bilateral për përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.