Një 14-vjeçar është mbytur teksa po lahej në lumë. Ngjarja tragjike ka ndodhur një ditë më parë në vendin e quajtur, Ura e Zogut, në lumin e Matit, ku adoleshenti emri i të cilit nuk bëhet me dije po lahej së bashku me disa shokë.


Shokët e tij dhanë alarmin tek të afërmit e viktimës të cilët njoftuan policinë. Pas disa orësh, polumbarët arritën të gjejnë trupin e pajetë të minorenit.


Ky lum shfrytëzohet nga banorë të Milotit, Rrëshenit dhe fshatrave përreth edhe për tu larë, por hedhja nga ura mendohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.


Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)