kodheli82Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka thënë se nuk do të jetë ajo femra kandidate e të majtëve për Bashkinë e Tiranës.


Këtë deklaratë Kodheli e ka bërë në një takim me gazetarët në ambjentet e ministrisë.


Kodheli ka shuar kështu kuriozitetin e gazetarëve rreth kandidimit të mundshëm të saj përfolur në rrethe të ngushta.


Mimi Kodheli ishte emri me i lakuar për kandidimin për Tiranën, pasi kryeministri Edi Rama tha se kandidatja  mund të ishte një femër.


Kodheli më tej ka thënë se nuk u rikthehet punëve nga të cilat ka dhënë dorëheqjen, duke iu referuar eksperiencës së saj si nënkryetare e Bashkisë kur ajo drejtohet nga Rama./j.h