Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur për veprimet e opozitës në A shoë në Neës24. Ajo tha se opozita e ka humbur busullën, ndërsa maxhoranca ka hallet e veta.


Busulla është e rëndësishme në jetë sepse të përcakton disa ekuilibra që duhet ti kesh, pavarësisht tundimeve, pavarësisht erërave. Nuk e di nëse busulla quhet shikim por busullën e ka humbur opozita.


Maxhoranca mund të ketë problemet e veta, nuk dua të fshihem pas gishtit. Problemet e maxhorancës dhe opozitës shqiptare janë problemet e shoqërisë shqiptare. Ne merremi dhe me hallet e opozitës sepse merremi me hallet e gjithë Shqipërisë, tha Kodheli.


Për sa i përket qëndrimeve kritike, Kodheli tha se nuk janë domosdoshmërisht kundër. Të jesh kritik nuk do të thotë të jesh kundër. Do të thotë ti shikosh në ndonjë këndvështrim ndryshe por jo domosdoshmërisht të jesh kundër, tha ajo.