Operacioni policor i koduar “The long ëay” ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohen për trafikim të minave me telekomandë.


Ndërkohë, sipas policisë, një person i tretë është shpallur në kërkim, i akuzuar për përfshirje në këtë trafik.


Mësohet se si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:


– A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.


– A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.


Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).


Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.


Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.