Nxirret trupi i minatorit, i cili humbi jetën pas shembjes së dheut në galerinë e Bulqizës ditën e sotme. Minatori humbi jetën në thellësitë e tokës në galeritë e Bulqizës, pasi një masiv i madh dheu e ka zënë poshtë 53 vjecarin Dilevar Koci, duke e lënë atë të vdekur në vend, gjatë kohës që po punonte për nxjerrjen e kromit në minierën e Bulqizës. Ngjarja e rëndë u shënua në minierën 41, rreth 600 metra nën tokë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rënde, por dyshohet se mungesa e kushteve të sigurisë kanë shkaktuar tragjedinë e radhës në galeritë e Bulqizës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet paraprake. Vitet e fundit janë regjistuar shumë viktima në minierat e Bulqizës por edhe në Kalimash, në Tropojë etj.
Vitin e shkuar nje minator ka humbur jeten si pasoje e shperthimit te gazit ne minieren e Bulqizes, nderkohe 8 te tjere kane mbetur te plagosur. Po ashtu, disa të tjerë kanë vdekur, pasi i ka zënë masivi i dherave në galeritë e braktisura.