Ministri i Punëve të Jashtme Z.Lulzim Basha po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit i cili ka si qëllim diskutimin rreth politikave në kohën e krizës ekonomike. Gjatë punimeve të këtij forumi, Ministri Basha është takuar dhe bisedoi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë , me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Z. Stuart Jones, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së.

...